Një shtetase e huaj është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, i cili më pas ka tentuar ta dhunojë, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur të premtën në Prishtinë.
Policia e ka arrestuar personin e dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 01.07.2022 – 23:11. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas kishte tentuar ta dhunojë të dashurën e tij viktimën femër shtetase e huaj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/