Një person ka tentuar me forcë ta futë në makinë një vajzë, derisa kjo e fundit rastin e ka rapotuar në Policinë e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Çeta e LLapit në Prishtinë.
Në raportin e policisë thuhet se pasi kanë arritur në vendin e ngjarjes babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcenuar dhe më pas ishte larguar.
I dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.