Një person është arrestuar nga Policia në Prizren për tentim-dhunim ndaj të dashurës së tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit të Policisë dyshohet se personi në fjalë ka tentuar që të dashurën e tij që me forcë ta detyronte të kryente marrëdhënie seksuale.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmjes rreth orës 18:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/