Një person është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve në pikën kufitare në Vermicë.
Rasti ka ndodhur të enjten dhe është cilësuar si dhënie ryshfeti.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.