Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë, ka ndodhur një rast i dhënies së ryshfetit.
I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë në vendkalimin kufitar në dokumentet e kamionit me të cilin kishte qenë duke udhëtuar kishte vendosur para dhe ia kishte dhënë zyrtarit policor në kabinën e kontrollit për procedura të kalimit kufitar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, me urdhrin e prokurorit të dyshuarit i është sekuestruar dokumenti personal dhe pas procedurave është liruar.