Tentoi t’i vrasë disa policë, kërkohet “Gishti”

Tentoi t’i vrasë disa policë, kërkohet “Gishti”

Policia në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në arrestimin e Burim Agajt, i njohur si “Gishti”.

Sipas policisë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në  disa raste të veprave penale.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale (tentim vrasje ndaj policëve në detyrë), që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Më tej, policia bëri thirrje që çdo informatë që mund të çojë në identifikimin apo vendndodhjen e tij, të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë apo në numrin 192.

Related Articles