Policia njofton se është arrestuar një person pasi i njëjti i ka dhënë 20 euro zyrtarit policor me qëllim që ta kalojë kufirin në Vërmicë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.