Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj.
Sipas burimeve të Oranews, drejtuesi i mjetit tip “ Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vdekjeprurës. Në vendngjarje ka shkuar dhe një mjet zjarrfikës.