Japonia ka ndaluar përdorimin e 1.63 milion dozave të vaksinës Moderna të koronavirusit.
Kjo pasi që u zbulua se disa ampula përmbajnë “materiale të huaja”. Ministria e Shëndetësisë e Japonisë njoftoi se ka marrë raporte nga disa qendra për vaksinim masiv, të cilat thonë se është zbuluar se “materiale të huaja” gjenden në doza të caktuara të papërdorura të vaksinës Moderna, transmeton FrontOnline.
Prodhuesi japonez i ilaçeve Takeda Pharmaceuticals, i cili është përgjegjës për shpërndarjen dhe shitjen e vaksinës Moderne në atë vend, njoftoi se si një masë paraprake po pezullon përdorimin e rreth 1.63 milion dozave të prodhuara në të njëjtën linjë prodhimi, raporton Kyodo.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo kompani deklarojnë se ata ende duhet të studiojnë raportet mbi sigurinë e mundshme të dëmtuar të vaksinës. Sipas Ministrisë, Moderna premtoi të niste një hetim. Raportet e kontaminimit erdhën nga tetë qendra vaksinimi në pesë prefektura japoneze, dhe prania e lëndës së huaj u konfirmua në 39 ampula