Aleksandër Arsenijeviq është tërhequr nga gara për zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut që do të mbahen më 18 dhjetor.
Arsenijeviq ishte kritik i ashpër i Listës Serbe edhe më herët, dhe mundësia që ai të fitonte ishte e madhe.
Ai ishte i vetmi kandidat serb në Mitrovicë të Veriut nga Iniciativa Qytetare “Srpski Opstanak” (Mbijetesa serbe).
Arsenijeviq i ka konfirmuar Nacionales se e ka bërë një gjë të tillë gjatë ditës së sotme.
Zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit ishin shpallur pas dorëheqjeve të kryetarëve të mëparshëm, të gjithë prej të cilëve vinin nga Lista Serbe.
Arsenijeviq garonte kundër Betim Osmanit (të Iniciativës Mitrovica), Taulant Kelmendit (të PDK-së) dhe Erden Atiqit (të VV-së). Arsenijeviq drejton iniciativën “Srpski Opstanak” (Mbijetesa serbe).