Tërmet i fuqishëm në Rusi

Tërmet i fuqishëm në Rusi

Brigjet e Rusisë janë goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Cak i këtij tërmeti ishte Gadishulli Kamchatka, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Sipas Qendrës Sizmologjike amerikane, fuqia e dridhjes ishte 7.4 shkallë të Rihterit.

Më herët siç raportohet ky gadishull ishte goditur edhe nga një tërmet prej 6.7 shkallë të Rihterit, duke shtuar rrezikun për cunami.

Epiqendra e këtyre tërmeteve llogaritet të jetë rreth 143 kilometra në lindje të qytetit rus Petropavlovsk-Kamchatsky.

Qyteti ka një popullsi prej 180 mijë banorësh dhe është vendbanimi më i madh i rrezikuar nga kërcënimi.

Alarmet u lëshuan gjithashtu për Guamin dhe Samoan Amerikane, por edhe ato tani janë hequr.

USGS paralajmëroi se “valët e rrezikshme të cunamit janë të mundshme” brenda 300 kilometrave nga epiqendra në Paqësor.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima pas tërmeteve.

Related Articles