Tërmet në Afganistan, vdesin mbi 1 mijë qytetarë

Tërmet në Afganistan, vdesin mbi 1 mijë qytetarë

Afganistani lindor u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.1 shkallë të riheterit ku la mbi 1 mijë të vdekur derisa lëndoi edhe 1 mijë e 500 të tjerë.

Gjendja më e rëndë e shkatërrimit ishte në provincën Paktika ku shtëpitë nga balta u bën rrafsh me tokë.

Kjo u bë sfidë e madhe për pushtetin taleban që u vendos kur trupat amerikane dhe te Natos u tërhoqën 10 muaj më parë.

Prandaj të zënë ngushtë me këtë situatë ata bën një lutje për ndërkombëtarët.

“Është shumë e vështirë për ne që të jemi në gjendje t’i përgjigjemi këtij incidenti të madh, kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të bashkëpunojë me ne dhe të vazhdojë mbështetje.”deklaroi Mawlawi Sharafuddin, zëvendësministër taleban për Ministrinë e Fatkeqësive Natyrore.

Dridhja e fuqishme ndodhi pak pas orës 1 e gjysmë të natës, kur shumica e njerëzve ishin në gjumë.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në dy dekadat e fundit.

Related Articles