Një tërmet me magnitudë 4.4 shkallë të Rihterit ka goditur sot në orët e mëngjesit Cyrihun e Zvicrës.
Sipas raportit nga Shërbimi Sizmologjik Zviceran, tërmeti është lokalizuar në një thellësi shumë të cekët prej 200 metrash. Tërmetet e cekëta ndihen më fort se sa më të thellët pasi janë më afër sipërfaqes.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale. /Gazeta Enigma