Këtë të enjte një tërmet goxha i fuqishëm e ka goditur Greqinë jugore, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga të dhënat zyrtare bëhet e ditur se shkalla e lëkundjes ishte 4.7 ballë të Rihterit.
Dridhjet u regjistruan rreth orës 12:49 sipas kohës lokale atje.
Epiqendra ishte kilometra në veriperëndim të qytetit Messíni dhe rreth 126 kilometra në jug-juglindje të Patrës.
Lëkundjet e tokës, raportohet se ndodhën në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën më të ndjeshëm në sipërfaqe.
Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet greke janë në gatishmëri në rast të pasgoditjeve.
Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera përreth rajonit të Peloponezit.