Tërmet në Greqi, ndjehet edhe në Maqedoni të Veriut

Tërmet në Greqi, ndjehet edhe në Maqedoni të Veriut

Një tërmet epiqendra e të cilit ishte në Greqi është ndjerë mëngjesin e sotëm edhe në Maqedoninë e Veriut.

Enti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm në orën 06:04 ka regjistruar një tërmet me magnitudë 3.4 ballë Rihter, me epiqendër në zonën kufitare Manastir-Lerin, në Greqinë fqinje, rreth 125 kilometra në jug të Shkupit, shkruan Alsat-M.

Tërmeti është ndjerë në Manastir dhe rrethinë me intensitet III gradë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS). Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.

Related Articles