Termet në Rumani

Termet në Rumani

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar të enjten në orën 11:25 sipas orës lokale, në rajonin sizmik të Vrancea në Rumani, njoftoi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Rumanisë.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 146.7 km dhe është ndjerë në Buzau, Sfantu Gheorghe, Focsani, Brasov, Ploiesti. Qe nga fillimi i shkurtit, në Rumani janë regjistruar 24 tërmete me magnitudë 2.1 dhe 4.2 ballë.

Në vitin 2023, tërmeti më i fortë në Rumani ndodhi më 14 shkurt në qarkun Gorj. Ai kishte një magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter në një thellësi prej 6.3 kilometra.

Related Articles