Një tërmet me magnitudë 3.8 është ndjerë në Shqipëri.
Sipas ESMC, tërmeti është regjistruar 9 km larg Elbasanit dhe 32 km larg Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, raporton Tv Klan.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.