Një tërmet me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 09:20, në zonën e Gjirit të Sarandës.
Sipas të dhënave të para nga institucionet sizmologjike, epiqendra ka qenë brenda gjirit, ndërsa thellësia e lëkundjes është vlerësuar 10 kilometra, shkruan A2.
Lëkundja është ndjerë lehtë nga banorët e qytetit dhe zonave përreth, pa shkaktuar dëme.