Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri u ka shprehur përulësisht mirënjohje gjilanasve, për të cilët thotë se sonte bënë tërmet politik vetëm në lagjen ‘’Dardania’’ atje.
Ai shkruan se bashkë me Abdixhikun, kryeministër në ardhje, Gjilanit do t’ia kthejnë namin e një kryeqendre ekonomike.
”Tërmet politik nga vetëm një lagje e Gjilanit, Dardania
Bashkë me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, Gjilanit do t’ia kthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit.
Ju faleminderit deri në pérulje. Do të mbetem gjithmonë, Luta Juaj!”.