Tërmeti prej 6.4 ballësh të shkallës Rihter godet Afganistanin

Tërmeti prej 6.4 ballësh të shkallës Rihter godet Afganistanin

Një tërmet i fuqishëm ka goditur të shtunën shtetin e Afganistanit.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballësh të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm jo shumë larg dy qyteteve.

Tërmeti ndodhi 48 kilometra në veriperëndim të qytetit të Heratit, ku jetojnë 272 mijë banorë.

Qyteti më i afërt me epiqendrën është Qarah Bagh, i cili ka 12,400 banorë.

Tërmeti ka ndodhur në orën 11:42 me orën lokale, raporton theindependent.

Nuk ka ende informacione për viktima dhe dëme të mundshme.

Related Articles