Tërmeti godet Indonezinë

Tërmeti godet Indonezinë

Një tërmet i fortë tronditi Indonezinë lindore të mërkurën, pa asnjë dëm të raportuar menjëherë dhe asnjë paralajmërim për cunami.

Disa banorë tentuan të largoheshin nga shtëpitë pas tërmetit me magnitudë 7.2 ballë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti ndodhi 60 kilometra thellë nën det, me qendër 150 kilometra në veriperëndim të Tobelos në provincën e Malukus Veriore, raporton Associated Press.

Asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar nga Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë. Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit në Honolulu tha shkurtimisht se ekzistonte një kërcënim potencial për brigjet e afërta indoneziane, por e hoqi njoftimin menjëherë më pas.

Një tërmet tjetër me magnitudë 6.1 goditi gjithashtu Indonezinë lindore mëngjesin e së mërkurës. Nuk raportohet për dëme.

Related Articles