Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Akçadag të Malatyas, njoftojnë mediat turke.
Sipas informacioneve të marra nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 03:18 të mëngjesit, me epiqendër në Akçadag.
Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash nën tokë, ka shkaktuar shqetësim afatshkurtër, raporton Haberturk. Nuk dihet nëse ka dëme.