Tërmeti i fuqishëm në Rusi shkakton alarme cunami: Evakuime në Japoni, Hawaii e SHBA 

Tërmeti i fuqishëm në Rusi shkakton alarme cunami: Evakuime në Japoni, Hawaii e SHBA 

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8, që goditi afër gadishullit Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, ka shkaktuar alarme cunami në të gjithë Oqeanin Paqësor, duke detyruar evakuime në Japoni, Hawaii dhe disa pjesë të bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Valë cunami me lartësi deri në 3 deri në 4 metra janë raportuar në Kamçatka, ndërsa valë 30 centimetra kanë prekur qytetin Hokkaido në veriun e Japonisë.

Guvernatori i Hawaii-t, Josh Green, u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë urdhrat për evakuim dhe të ruajnë qetësinë. Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu ka këshilluar amerikanët të qëndrojnë vigjilentë për paralajmërimet për cunami.

Sipas agjencisë ruse TASS, disa persona janë lënduar në Kamçatka si pasojë e tërmetit, ndërsa priten pasgoditje të forta në zonë.

Paralajmërime për cunami në nivele të ndryshme janë lëshuar gjithashtu për pjesë të Kinës, Filipineve, Indonezisë, Guamit, Perusë dhe Ishujve Galapagos në afërsi të Ekuadorit.

Autoritetet po ndjekin nga afër situatën ndërsa komunitetet në rajonet e prekura po përgatiten për pasoja të mundshme.

Related Articles