Tërmeti me qindra të vdekur në Marok, presidentja Osmani: Populli i Kosovës është krah jush në këto momente tragjike

Tërmeti me qindra të vdekur në Marok, presidentja Osmani: Populli i Kosovës është krah jush në këto momente tragjike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka uruar forcë e shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok.

E para e shtetit iu shprehu ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre sot.

“Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se Maroku është goditur nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit, i cili i la të vdekur 820 persona ndërsa 720 janë të lënduar.

Related Articles