Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, është shprehur i pikëlluar pas tërmetit në Marok, ku humbën jetën 820 persona.
Ai u shpreh se Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene të cilat pësuan nga ky tërmet.
“I pikëlluar pas termetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko. Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene të cilat pësuan nga ky tërmet. Lutemi që numri i viktimave të mbetet me kaq, ndërsa të lënduarëve ju urojmë shërim të shpejt”, shkroi Haradinaj.
Kujtojmë se tërmeti 6.8 ballësh e kishte epiqendrën në malet e Atlasit të Lartë në jugperëndim të qytetit Marrachek.