Mbreti Charles III i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan duke shprehur ngushëllimet e tij për të prekurit nga tërmeti që vrau dhe plagosi mijëra njerëz në Turqi dhe Siri.
Në mesazhin drejtuar Erdogan, Mbreti Charles shprehet se ai dhe gruaja e tij kanë qenë të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga fatkeqësia.
Mesazhi:
Unë vetëm mund të imagjinoj shkallën e vuajtjes dhe humbjes si rezultat i këtyre tragjedive të tmerrshme dhe veçanërisht dëshiroja të përcjell ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta për familjet e të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre.
Mendimet dhe lutjet tona të veçanta janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore, qoftë përmes lëndimit apo shkatërrimit të pronës së tyre, si dhe me shërbimet e urgjencës dhe ata që ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit.
“Charles R”