Kryeshefi i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Lagja Kalabria sonte do të jeta pa ngrohje, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në orët e pasditës, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e kësaj lagje, është shfaqur një problem.
Tutje ai ka theksuar se ekipet janë në teren dhe po bëjnë përpjekje për që ky problem të rregullohet sa më shpejtë.
“Lagja Kalabria, sonte do të jetë pa ngrohje! Në orët e pasditës, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e lagjës Kalabria, është shfaqur një avari – të cilën kolegët tanë dhe ekipet e mirëmajtjes janë duke bërë prëpjekje të mëdha që të sanohet. Deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje!”, shkroi kryeshefi i Termokosit Fisnik Osmani. / Gazeta Enigma/