Tërnava: Bajrami është festë e Ramazanit

Tërnava: Bajrami është festë e Ramazanit

Tridhjetë ditë sakrificë kulmojnë me festën e Fiter Bajramit.

Një ditë para kësaj, e në të fundit të agjërimit të Ramazanit, myftiu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava, dërgoi mesazh urimi për krejt besimtarët myslimanë, raporton Klan Kosova.

Veç uratave, ai bëri lutje që të mos lihet anash as kontributi për atdheun.

Bajrami i Madh, siç njihet ndryshe kjo festë, sipas tij bart vlerat shoqërore e njerëzore dhe që bekon çdo shtëpi të myslimanit.

Në Fiter Bajram, Tërnava shton se besimtarët harrojnë hallet e hidhërimet e bashkohen në gëzim.

Namazi për kremten, që sipas BIK-ut forcon edhe lidhjet farefisnore, falet në ora 6.41 në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Related Articles