Tërnava kundër projektligjit për fertilizim të asistuar mjekësor

Tërnava kundër projektligjit për fertilizim të asistuar mjekësor

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, të hënën është takuar me deputeten Duda Balje, raporton Gazeta “Enigma”.

Në këtë takim Tërnava ka folur me Baljen për Projektligjin për Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Sipas njoftimit të BIK, Tërnava ka shprehur shqetësim rreth këtij projektligji, për të cilin ka thënë se “kontribuon direkt në prishjen e institucionit të familjes”.

“Myftiu nuk la pa përmendur edhe takimin e përbashkët që kanë pasur edhe me prijësit e institucioneve të tjera fetare në vend, me të cilët edhe ka nënshkruar deklaratën e përbashkët për kundërshtimin e projektligjit që lejon martesat e së njëjtës gjini”.

Duda Balje, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin dhe gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut për një bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut”, thuhet tutje në njoftim. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles