Tërnava pret në takim krerët e Koalicionit për Familje

Tërnava pret në takim krerët e Koalicionit për Familje

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, sot i priti në takim katër prijësit e Koalicionit për Familjen.

Në njoftim thuhet se ky takim kishte për qëllim diskutimin mbi çështjet me rëndësi për qytetarët e Kosovës, përfshirë promovimin e vlerave të tolerancës, harmonisë ndërfetare dhe bashkëpunimit për të mirën e përbashkët.

“Gjatë takimit, Myftiu Tërnava theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit mes institucioneve fetare dhe politike për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Republikën e Kosovës. Liderët e koalicionit shprehën falënderimet e tyre për punën e palodhshme të Bashkësisë Islame në ruajtjen e traditës dhe kujdesin për familjen, duke theksuar se dialogu dhe mirëkuptimi janë themelore për të adresuar sfidat e sotme”, njofton Koalicioni për Familjen.

Në fund të takimit, palët u pajtuan që të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke respektuar vlerat kulturore, fetare dhe kombëtare të Republikës së Kosovës. /Gazeta Enigma

Related Articles