Tetë fëmijë u vranë dhe dy u plagosën, nga të shtënat në tri shtëpi në Luiziana të SHBA-së.
Të shtënat ndodhën rreth orës 6 të mëngjesit të dielën në Shreveport, teksa dorasi dyshohet të jetë familjar i disa nga viktimave.
Viktimat janë nga një deri në rreth 14 vjeç.
I dyshuari u qëllua për vdekje nga policia, gjatë një ndjekjeje me automjete.
