Vetëm në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.
Prej këtyre viktimave 7 ishin gra dhe 2 burra.
Dy prej rasteve të dhunës kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës, dy në Pejë, një në Gjakovë, një Rahovec, një në Prizren dhe një Shtërpce.
Rastet e raportuara të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit:
Prishtinë 11.12.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 11.12.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sevce, Shtërpce 11.12.2022, 16:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 08-09.12.2022, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovarë. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë 11.12.2022, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë 11.12.2022, 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 11.12.2022 – 08:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rahovec 11.12.2022 – 10:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.