Një 33-vjeçar është dënuar për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare, një rast historik që çoi në një vendim të rëndësishëm në Francë.
I akuzuari pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen në vitin 2017 pasi e kishte takuar atë në një park. Ai ishte 28 vjeç në atë kohë dhe këmbënguli se vajza kishte pranuar, raportoi The Guardian.
Burri u shpall fajtor për përdhunimin e një të miture dhe u dënua me tetë vjet burg.
Në një gjyq të mëparshëm pothuajse pesë vjet më parë, pati zemërim publik pasi akuza për përdhunim u reduktua në sulm seksual. Debati i mëpasshëm politik çoi në vendosjen e një moshe minimale pëlqimi prej 15 vjeç në Francë në prill të vitit të kaluar.
Sipas aktakuzës, burri foli fillimisht me vajzën në një park pranë hyrjes së shkollës së saj në Montmagny, në prill 2017. Disa ditë më vonë ata u takuan përsëri dhe ai i sugjeroi që “ta mësonte të puthej… dhe më shumë”, më pas e ftoi të shkonte në banesën e tij aty pranë. Vajza nuk ka refuzuar dhe e ka ndjekur.