Teuta Krasniqi:Unë u vaksionova, merre vaksinën, shpëtoje veten

Teuta Krasniqi:Unë u vaksionova, merre vaksinën, shpëtoje veten

Aktorja, Teuta Krasniqi është vaksionuar kundër virusit vdekjeprurës, COVID-19.

Lajmin e dha me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ndau edhe disa fotografi. Ajo shihet në disponim të mirë teksa merr kujdesin e duhur mjekësor.

“Unë u vaksionova. Staf profesional me nje super organizim. Une që jam ‘tucajkë’ prej cdo lloj inekcioni, as që e kam ndje… Infermierja Shpresa e kishte doren e lehte si flutur. Merre vaksinën, shpëtoje veten, mbroje familjen dhe gjithe rrethin tënd”, shkroi ajo në postimin e saj.

Related Articles