Tha se marrin nga 200€ në debate, analisti Dibran Hoxha i reagon Agron Demit

Tha se marrin nga 200€ në debate, analisti Dibran Hoxha i reagon Agron Demit

Analisti i njohur, Agron Demi, më herët deklaroi se një person nga politika i kishte ofruar te angazhohej si “analist i pavarur” në një nga studiot televizive, me pagesë të caktuar.

“Natyrisht nuk pranova, edhe pse për një person të papunë si isha unë, me i marrë 200 euro për me dalë në një emision dy orësh e me folë pallavra, pa pas nevojë për asnjë përgatitje, nuk janë pak. Janë së paku 1.000 euro në muaj, e nëse del më shumë se një herë në javë janë mbi 2.000 euro në muaj.

Por aty e kuptova më mirë se si funksionojnë këto debatet: ‘analistët e pavarur’ paguhen nga partitë politike, e jo nga studiot televizive, edhe pse mund të ketë përjashtime. Ndoshta ka parti që paguajnë më shumë, varësisht nga fuqia financiare e tyre” deklaroi Demi.

Pa përmendur emra, ai tha se këto zgjedhje do të jenë edhe garë se kush e ka analistin më të mirë, meqë me afrimin e tyre, edhe fitimi do të jetë më i madh.

Lidhur me këtë ka reaguar analisti Dibran Hoxha, i cili njihet për paraqitjet e tij pikërisht në debate televizive, shkruan IndeksOnline.

“Mirë që Agron Demi paska zbulu këtë skemë të korrupsionit mediatik dhe ka njohuri për transferet e analistëve nëpër studio televizive, edhe për mënyrat se si paguhen ata nën tavolinë! Agron, më mirë është me na kallxu të gjitha detajet që ti i din, deri në fund.

Për ata që janë kuriozë për “transferin” tim në Pressing, po e kam negociu kontratën time rrast, bile i pata thënë Leos që tjetër punë nuk bëj dhe këtë e bëj tepër ndershëm. Faleminderit, Agron, presim ekspozime të tjera!” iu kundërpërgjigj Hoxha.

Related Articles