Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deponuar në mënyrë të shkruar deklarimin e tij rreth aktakuzës së re të ngritur ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës.
Thaçi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së re që është ngritur ndaj tij.
“Rrjedhimisht, në pajtim me rregullën 92 të Rregullores së Punës dhe Provave, deklarata me shkrim e z. Thaçi për deklarimin si pafajshëm për secilën pikë dhe akuzë në aktakuzë i bashkëngjitet parashtresave aktuale”, thuhet në dokumentin që mban nënshkrimin e avokates Nina Tavakoli.