Thaçi: Është jetik për shtetin e Kosovës rikthimi i serbëve në institucione

Thaçi: Është jetik për shtetin e Kosovës rikthimi i serbëve në institucione

Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin e serbëve nëpër institucione.

Sipas Thaçit, vetëm integrimi i serbëve nënkupton sukses për vendin dhe sipas tij, gjithçka tjetër do të ishte dështim i brendshëm dhe me pasoja.

“Është jetik për shtetin e Kosovës rikthimi i serbëve në institucionet lokale, qeveri, parlament, polici, sistemin e drejtësisë, shëndetësi, arsim etj. Vetëm integrimi i tyre nënkupton sukses për Kosovën, gjithçka tjetër do të ishte dështim i brendshëm me pasoja për integrimet euroatlantike”, tha Thaçi në Rubikon.

Thaçi u shpreh se ri-integrimi i serbëve është obligim kushtetues dhe sipas tij, zëvendësimi i integrimit me çdo mekanizëm autonom do të ishte “Republika Sërpska”.

“Zëvendësimi i integrimit me çfarëdo mekanizmi autonom nuk do të jetë as më shumë e as më pak sesa një ‘Republika Sërpska’. Rintegrimi i serbëve është edhe obligim kushtetues, ligjor dhe qytetar”, tha Thaçi.

Related Articles