Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar

 Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën ka folur edhe për rrugëtimin e tij politik.

Thaçi, me sinqeritet të madh tregoi se gjatë rrugëtimit të tij politik ka bërë gabime, por tha se kurrë nuk ka gënjyer dhe mashtruar.

“Po, kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar. Nuk kam synuar të bëjë idealin, besoj kam bërë realistin. Kam ecur paralel me parimoren dhe pragmatiken, jam munduar të tregohem sa më pak egocentrik”, tha Thaçi.

Më tej, ai u shpreh se në rrugëtimin e zbatimit të vizionit për liri dhe shtetbërje, në parim dhe strategji nuk do të ndryshonte diçka me peshë.

“Në rrugëtimin e zbatimit të vizionit për liri e shtetbërje në parim dhe strategji nuk do të ndryshoja diçka me peshë, në planin taktik, periudhat kohore të vendimeve dhe aktorët – do të ndryshoja në raste të caktuara”, tha Thaçi.

Related Articles