Menduh Thaçi, kryetar i PDSh-së, paralajmëroi destabilizimin e mundshëm të Maqedonisë së Veriut nëse Fronti vendos të tërhiqet nga tryeza e dialogut.
Ai nënvizoi rëndësinë seriozitetit nga VLEN-i, duke dënuar çdo përpjekje për të nënçmuar Frontin.
“Rruga mund të jetë ndryshe dhe në atë rrugën ndryshe ne largohemi prej tavolinës së Dialogut, mirëpo largimi jonë nënkupton edhe largimin nga përgjegjësia. Mos të mendojë VLEN-i se do të mund të tallen me Frontin apo me drejtuesin e dialogut të Frontit në bisedime”, tha Thaçi në T7.
“Në momentin që ne largohemi prej tavolinës së bisedimeve dhe dialogut, Maqedonia e Veriut është në prag të destabilizimit politik dhe etnik”, deklaroi Thaçi ndër të tjera.