Thaçi për Kurtin- ‘Me mu s’ka gja, mendoj që e ka me Aliun, me krahun e luftës’

Thaçi për Kurtin- ‘Me mu s’ka gja, mendoj që e ka me Aliun, me krahun e luftës’

Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka folur edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Kurti u pozicionua kah VLEN-i, kundërshtarët politikë të Frontit Evropian ku bën pjesë edhe Menduh Thaçi.

Por, Thaçi tha se Albin Kurti nuk e ka me të, e ka me Ali Ahmetin dhe krahun e luftës në përgjithësi.

“Me mua nuk ka gjë ai, unë mendoj që e ka me Alinë. Nëse nuk fol, unë mund të jap me hamendje. E ka me këta luftës, me krahun e luftës sepse nuk ka shpjegim tjetër”, ka deklaruar ai në “Pressing” .

“Pozicioni armiqësor i Vetëvendosjes ishte për me humb linja kombëtare në Maqedoni, pse e quajta fitore historike, një votë më shumë unë do të isha i kënaqur”, ka thënë Thaçi.

Related Articles