Ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij të sëmurë në Prishtinë, ka njoftuar avokati i tij, Luka Misetiq.
Misetiq ka njoftuar në platformën X se mbrojtja e Thaçit ka paraqitur kërkesë për një vizitë të shkurtër, por se ajo u është mohuar nga Dhomat e Specializuara.
“Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i mundësohej lirimi i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiq.