Thashetheme për shtrimin e Trumpit në spital, reagon Shtëpia e Bardhë

Thashetheme për shtrimin e Trumpit në spital, reagon Shtëpia e Bardhë

Thashethemet për shtrimin në spital të Donald Trump janë mohuar nga Shtëpia e Bardhë.

Spekulimet nisën pasi u përfol se ai mund të ishte dërguar në Qendra Ushtarake Mjekësore Kombëtare Walter Reed, por Drejtori i Komunikimit, Steven Cheung, sqaroi se presidenti ka qenë duke punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë fundjavës së Pashkëve.

Sipas tij, Trump nuk ka ndërprerë aktivitetin, ndërsa ka qenë aktiv edhe në rrjetin e tij social, duke hedhur poshtë zërat për probleme shëndetësore.

Related Articles