“The New York Times” ua fal ballinën fëmijëve të vrarë në Gaza e Izrael

“The New York Times” ua fal ballinën fëmijëve të vrarë në Gaza e Izrael

E përditshmja e famshme amerikane, e njohur në mbarë botën, “The New York Times”, në numrin e së premtes, pjesën qendrore të ballinës “ua ka falur” 67 fëmijëve të vrarë në Gaza e dy fëmijëve të vrarë në Izrael.

Kur u kërkohet të tregojnë se si janë ndier, shumë prindër përgjigjen thjesht: “Është vullneti i Zotit”. Zëri i tyre shpesh ulet deri në pëshpërimë, ndërsa fjalët e tyre e përçojnë pranimin. Ata thanë se fëmijët e tyre dëshironin të bëheshin mjekë, artistë dhe liderë.

“Nuk po më besohet. Përpiqetm ta qetësoj veten duke thënë se ishte vullneti i Zotit që ajo të shkonte”, thotë Saad Asaliyah, taksist nga Jabaliya, i cili e humbi vajzën 10-vjeçare.

Gjatë 11 ditëve të luftimeve këtë muaj mes Izraelit dhe Hamasit, së paku 67 fëmijë nën moshën 18-vjeçare u vranë në Gaza dhe dy në Izrael, sipas raporteve fillestare. Këta janë fëmijët që vdiqën:

Pothuajse të gjithë fëmijët e vrarë ishin palestinezë. Gaza është vend i ngarkuar dhe popullsia anon nga të rinjtë. Rreth gjysma e popullsisë është nën moshën 18-vjeçare. prandaj, kur aeroplanët luftarakë izraelitë i godasin shtëpitë dhe lagjet e banimit, numri i fëmijëve të rrezikuar është i jashtëzakonshëm. Nganjëherë, gati shtëpi të tëra zhduken me një shpërthim të vetëm.

Zaid Talbani, 4 vjeç, dhe motra e tij, Miriam Talbani, 2 vjeçe, janë në mesin e të vrarëve. (Foto: The New York Times)

Izraeli e fajëson Hamasin për numrin e madh të viktimave civile në Gaza, sepse ky grup hedh raketa dhe kryen operacione ushtarake nga zonat civile. Kritikët e Izraelit thonë se numri i të vdekurve është dëshmi që sulmet izraelite ishin pa kriter dhe disproporcionale.

Fëmijët janë më të prekshmit. Në Gaza, ata rriten mes varfërisë e shkallës së lartë të papunësisë dhe s’mund të udhëtojnë jashtë territorit për shkak të bllokadës së vendosur nga Izraeli e Egjipti. ata gjithashtu jetojnë në rrezikun e vazhdueshëm për luftë. Një 15-vjeçar mesatar do të ketë përjetuar katër ofensiva të konsiderueshme izraelite. Gati secili në Gaza njeh dikë që është vrarë në luftime.

Për ata që e njohin gjuhën angleze, shkrimin e plotë të prestigjiozes amerikane mund ta lexoni KËTU.

Related Articles