Themelimi i Speciales, Kajtazi: Nëse nuk do të krijohej, do ta akuzonim Thaçin si frikacak

Themelimi i Speciales, Kajtazi: Nëse nuk do të krijohej, do ta akuzonim Thaçin si frikacak

Opinionisti Vehbi Kajtazi, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua për të pastruar një akuzë të rëndë ndaj Kosovës, atë për trafikim me qenie të gjalla.

Sipas Kajtazi, nëse formimin e një gjykatë të tillë do ta kundërshtonte ish-presidenti Hashim Thaçi, atëherë sipas tij, të gjithë do ta akuzonin Thaçin si frikacak dhe si fajtor,

“Për çka është nisur, ka qenë e domosdoshme që Kosova ta pastrojë atë akuzë të rëndë. Kosova dhe Shqipëria. Sepse akuzoheshin ushtarët e UÇK-së, por pretendohej se është kryer në Shqipëri. Dhe çka nëse politika e Kosovës, e udhëhequr asokohe nga Hashim Thaçi kishte dalë kundër? Krejt e kishim akuzuar që je frikacak, e kishim akuzuar se je i përfshirë, që ti nuk po do, ke frikë me dalë para gjykatës, se kumedit çfarë keni bërë ju”, u shpreh Kajtazi.

“Në radhë të parë, ajo që është shumë e rëndësishme për neve, është që të mos keqinterpretohet motivi i krijimit të kësaj Gjykate Speciale. Neve na kujtohet, ne që jemi gazetarë moti, por edhe të tjerëve, kur shkrimi i parë ka dalë në ‘Gardian’ për pjesë të raportit të Dick Martyt, ka qenë si me i ra një bombë Kosovës. Krejt bota na shihte neve si monstruma që trafikojmë organe të njerëzve me qëllim të shitjes të tyre. Ai ka qenë një proces i pandalshëm, të cilin sikur politika e Kosovës t’i dilte kundër, çka do t’i kishim thënë ne sot Hashim Thaçit? Pra derisa nuk është ngritur kjo gjykatë, derisa nuk është themeluar kjo gjykatë, nuk ka pasur sesi të dalim para gjykatës pretendimet. Pra neve do na kishte mbetur një akuzë e trafikimit me qenie njerëzore”, tha tutje ai.

Related Articles