Mbrojtësi francez, Theo Hernandez është duke u hetuar nga policia e Italisë.
Ylli i Milan është futur në telashe me fajin e qenit të tij pitbull, bëjnë të ditur mediat evropiane.
Pitbulli i Theo Hernandez ka sulmuar qenin e një pensionereje në Milano, dhe policia tashmë ka nisur hetimet ndaj yllit francez.
Incidenti ka ndodhur të premten e kaluar, në afërsi të shtëpisë së Theo.
Raportime të ndryshme bëjnë të ditur se pitbulli u largua dhe nuk ishte nën përkujdesjen e Theo, kur sulmoi qenin e Maria Luisa Annoni, 74 vjeçare.
Theo nuk ishte në shtëpi, pasi ishte duke u stërvitur me skuadrën para ndeshjes ndaj Salernitana. Gjithsesi, ai mund të dënohet për fajësinë e mos-kontrollit të qenit të tij të rrezikshëm.