Një burrë është arrestuar në rrugën “Nënë Terezë” në Pejë, nën dyshimin se kishte therur me thikë një person, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa me i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e së shtunës, rreth orës 17:20.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte therur me thikë viktimën m/k. Viktima është dërguar në për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.