Një person është therur me thikë sonte në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.
Deri tek therja dyshohet të jetë ardhur pas një përleshje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai njoftoi se i theruri me thikë është një 66-vjeçar.
“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, behet e ditur se pas një përleshje lëndime mga nje mejt i mpreht ka pësuar viktima mashkull kosovar rreth 66 vjeçar”, thuhet tutje në konfirmim. /Gazeta Enigma