Theret me thikë një person, arrestohet i dyshuari

Theret me thikë një person, arrestohet i dyshuari

Një mosmarrëveshje ka ndodhur në Prizren, mes të paktën dy personave.

Rasti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 ka eskaluar me therje.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, viktima për shkak të lëndimeve u dërgua për trajtim në QKUK,

Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet e rendit dhe po cilësohet si “Vrasje në tentativë”.

Related Articles