Dy persona, njëri nga ta i mitur, janë arrestuar nga policia.
Dyshohet se ata e kanë sulmuar fizikisht me thikë një person ( të mitur).
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Fushë Kosovë gjatë së premtes, bën të ditur raporti 24 orësh i policisë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.