Theret me thikë një person në Podujevë

Theret me thikë një person në Podujevë

Një person në Podujevë është sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë, ku njëri prej tyre e ka therur me thikë në kraharor, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i therur është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Lidhur me këtë rast është arrestuar njëri prej personave të dyshuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë incidentit njëri nga të dyshuarit e ka qëlluar me thikë në kraharor viktimën. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Related Articles